Ndërprehet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë, policia dhe prokuroria ndodhen në QKN

Ndërprehet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë, policia dhe prokuroria ndodhen në QKN

22:34, 10/11/2025

Në Mitrovicë të Jugut është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

Policia dhe Prokuroria tashmë ndodhen në Qendrën Komunale të Numërimit. Atje ndodhet edhe U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha.

Në QKN është parë edhe anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco