Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të ’98-tës

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të ’98-tës

15:31, 10/11/2025

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, e pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë.

Hill theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”.

“Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai.

Hill theksoi se në rolin e tij atëkohë i raportonte Albrightit. 


Hill tregon vitin se kur është takuar me ish presidentin Rugova

Diplomati amerikan, Christoher Hill në dëshminë e tij në Hagë tregoi vitin se kur është takuar me ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Nuk kam pasur rast që të përfshihem me liderët, udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë po them që duke kthyer 1999-tën, mund të them tani që kam pasur mundësi që të takohem me zotin Rugova në rezidencën e ambasadorit amerikan. Pra kjo ka qenë biseda, ose takimi im i parë që kam pasur me Ibrahim Rugovën. Jam takuar më pas me të në maj të vitit 1998”, tha ai. 

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Diplomati amerikan, Christoher Hill është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hill i cili mban kodin 1DW-008, është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.


Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco