KQZ publikon rezultatet preliminare në ora 21:30

KQZ publikon rezultatet preliminare në ora 21:30

20:49, 09/11/2025

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot në orën 21:30 KQZ do të publikojë rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Ju njoftojmë se në orën 21:30 KQZ do të bëjë publikimin e rezultateve preliminare të përmbledhura të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.”, ka thënë Elezi.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën sot kanë marrë pjesë 32.82 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ose 432 mijë e 107 votues, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco