Kandidati i LDK’së për Kryetar Prishtinë, Përparim Rama, e ka shpallur fitoren.
Rama ka thënë se kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet. Ai tha se sot fitoi qytetari që kërkoi bashkëpunim, e jo bllokim.
“Prishtina ime, qytet i zemrës time. Sonte është festa e qytetit tonë, festa e shpresës, unitetit dhe demokracisë. Ka fillu vullneti për zhvillim, unitet e qytetari. Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës. Sot fitoi qytetar që kërkoi bashkëpunim, e jo bllokim. Fitoi kultura demokratike, mbi kultin e individin. Fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama në konferencë.
Ai iu drejtua me disa fjalë edhe kundërkandidatit të tij nga VV, Hajrulla Çekut.
“Me përulësi ju falenderoj për besimin e dhënë. Vota juaj më nderon, por edhe më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë. Dua ta përshëndes kundërkandidatn. E ftoj të reflektoj me frymë qytetrie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim, jo për bllokim. Qyetari ka fol dhe fjala e tij është vendim”, ka thënë Rama.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, Rama po prin ndaj Çekut
© SYRI.net