Deri në orën 18:00 kanë votuar mbi 374 mijë qytetarë

Deri në orën 18:00 kanë votuar mbi 374 mijë qytetarë

18:17, 09/11/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Nga procesimi i të dhënave deri në ora 18:00, në 1613 vendvotime nga 1628 sa janë gjithsej, sipas KQZ-së pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 374 mijë e 235 qytetarë.

Në për qindje kjo pjesëmarrje është 28.42%.

Numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale është 1 milion e 316 mijë e 672.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco