Të dhënat e fundit: Këto janë tri komunat me numrin më të madh të votuesve

Të dhënat e fundit: Këto janë tri komunat me numrin më të madh të votuesve

17:02, 09/11/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 286,318.

Ky numër i votuesve paraqet 21.75 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani, ndërsa të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, komuna me pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në votime është ajo e Prishtinës me 60 mijë e 874 qytetarë deri tani.

Pas saj është Gjilani me 24 mijë e 291 qytetarë që kanë dalë për të votuar, dhe e treta del të jetë Mitrovica e Jugut me 23 mijë e 132 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco