Voton Çeku: Uroj që nga nesër të jenë katër vite të mbara për Prishtinën

Voton Çeku: Uroj që nga nesër të jenë katër vite të mbara për Prishtinën

11:18, 09/11/2025

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar pak më parë.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë.

“Uroj që deri në fund të ditës të shkojë në rregull gjithcka, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë. Uroj që nga nesër e tutje të jenë 4 vite të mbara, të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, tha Çeku.

“Uroj që gjithçka të shkojë si është më së miri sot dhe ta përmbyllim këtë proces zgjedhor”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco