Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Sot votojnë 335 mijë qytetarë për kryebashkiakët në 5 bashkitë Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Sot votojnë 335 mijë qytetarë për kryebashkiakët në 5 bashkitë Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik

07:18, 09/11/2025

Sot, rreth 335 mijĂ« qytetarĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin do t’u drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r tĂ« zgjedhur kryebashkiakĂ«t e rinj nĂ« pesĂ« bashki: VlorĂ«, TepelenĂ«, Berat, CĂ«rrik dhe Mat.

Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla mbetet Tepelena, me rreth 13 mijë votues.

Kandidatët në garë:
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka paraqitur kandidatët e saj:
‱ Brunilda Mersini nĂ« VlorĂ«
‱ Ervin Ceca nĂ« Berat
‱ Gramoz Sako nĂ« TepelenĂ«
‱ Florenc Doka nĂ« CĂ«rrik
‱ Altin Bojni nĂ« Mat

Nga ana tjetër, opozita nuk ka paraqitur kandidatë zyrtarë politikë, por ka zgjedhur të mbështesë kandidatë të pavarur.

Në Vlorë, opozita mbështet Dionis Sotën, ndërsa në garë është edhe Gjergj Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak të dalë nga lista e PD-së në vitin 2023.

Në Berat, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita është Pavlo Shkarpa.

NĂ« TepelenĂ«, garon Gabriel Guma; nĂ« CĂ«rrik janĂ« nĂ« garĂ« Amarildo Hoxha (i pavarur) dhe Eligert Hima nga “LĂ«vizja ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Në Mat, përballen Eduart Brahilika (i pavarur) dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në PS.

Masat e sigurisë

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash sigurie.

Në total, janë marrë në ruajtje 473 qendra votimi dhe 9 godina ku ndodhen Komisionet Zonale të

Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), ku do të zhvillohet edhe procesi i numërimit të votave.

Kryebashkiakët që do të zgjidhen nga këto zgjedhje do të mbajnë detyrën deri në vitin 2027, kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e radhës për pushtetin vendor në të gjithë vendin.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco