Policia kryen bastisje në Deçan, gjen armatim, granata dore e marihuanë

Policia kryen bastisje në Deçan, gjen armatim, granata dore e marihuanë

11:07, 07/11/2025

Policia e Kosovës ka kryer dje bastisje në Deçan, ku ka gjetur armatim, substanca narkotike, granata dore, fishekë dhe pjesë e pajisje optike për armë.

Aksioni është kryer në fshatrat Drenoc dhe Isnik, ku janë arrestuar tre persona.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE & ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Drenoc dhe Isniq, Deçan 24.03.2025 – 15:35. Më 06.11.2025 Njësitë e DHTN-Pejë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë kryer bastisje në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë ku janë gjetur dhe sekuestruar: 161.9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një armë AK 47, një armë e gjatë gjysmë automatike, një pushkë ajrore (jofunksionale) dy granata dore, 236 fishekë kalibrash të ndryshëm, pjesë dhe pajisje optike për armë, dy bajoneta, 2 peshore elektrike për matjen e narkotikëve, qese të ndryshme për paketim të narkotikëve, 3 telefona celularë etj. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco