Vdes foshnja njëvjeçare në Spitalin e Pejës, policia po heton rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”

Vdes foshnja njëvjeçare në Spitalin e Pejës, policia po heton rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”

09:31, 07/11/2025

Një fëmijë një vjeçar ka vdekur në Pejë. Prindërit kanë akuzuar mjekët për trajtim të pandërgjegjshëm.

Prindi i fëmijës ka raportuar në polici, se fëmija ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas kishte vdekur. Rasti ka ndodhur dje

Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Rr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco