Kapet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë – gjendet i plagosur pas një operacioni intensiv kërkimor
Pas një operacioni kërkimor që zgjati gjatë gjithë natës, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e rëndë të dy vëllezërve, Naim dhe Driton Morina, ngjarje që tronditi fshatin Golluboc të Malishevës.
Si ndodhi vrasjaMë 6 nëntor 2025, rreth orës 11:25, njësitë e hetimeve rajo
nale dolën në vendin e ngjarjes, ku u gjetën të vrarë para shtëpisë së tyre dy vëllezërit Morina.
Trupat e viktimave, pas ekzaminimeve fillestare në QMF Kijevë, janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Rasti dyshohet se lidhet me motive familjare, pasi bashkëshortja e të dyshuarit është motra e viktimave.
Kapja e të dyshuarit
Pas kërkimeve intensive gjatë ditës së djeshme, i dyshuari nuk ishte lokalizuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Më 7 nëntor 2025, rreth orës 06:24, një zyrtar policor ka raportuar se Astrit Isufi është ndalur në fshatin Plloqicë, ku është gjetur i plagosur, dyshohet nga armë zjarri.
Njësitë policore dhe një ekip mjekësor nga QKMF Malishevë kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke i ofruar ndihmën e parë dhe transportuar të dyshuarin për trajtim mjekësor.
Policia aktualisht po siguron vendin dhe të dyshuarin deri në stabilizimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Hetimet vazhdojnë
Prokuroria dhe njësitë përkatëse janë njoftuar për rastin, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me rrethanat e arrestimit, plagosjes dhe procedurat e mëtejshme ligjore.
© SYRI.net