Në mbledhjen e 355-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtarja Fëllanza Knushaj është zgjedhur në pozitën e kryetares së Gjykatës Themelore në Gjakovë me mandat prej 5 vitesh.
Nga dhjetë votat e anëtarëve, Knushaj mori 7, kurse kandidati tjetër Drilon Haraçia mori 3.
Paraprakisht, kryetarja e Komisionit për intervistim, Arjeta Sadiku tha se Knushaj mori nga Komisioni 77.06 pikë, ndërkaq Haraçia 80.00 pikë.
© SYRI.net