Therrja me thikë e zyrtarit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Prokuroria Speciale nis hetimet

Therrja me thikë e zyrtarit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Prokuroria Speciale nis hetimet

15:51, 05/11/2025

Prokuroria Speciale ka nisur hetime lidhur me rastin e therjes së një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka deklaruar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike.

“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, ka deklaruar Luta.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zyra e BE-së në Kosovë, e ka konfirmuar rastin për mediat, teksa kanë thënë se janë të “tronditur” nga lajmi.

Ata kanë thënë se nuk mund të japin detaje pa përfunduar hetimet.

“Një hetim është duke vazhduar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, kanë thënë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco