Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se edhe në takimin që ka pasur dje me Presidenten Vjosa Osmani i ka thënë se logjika na çon në atë se VV-ja s’i ka votat për qeverinë e re, shkruan Reporteri.net.
Ai madje është humbje kohe ky 15 ditësh, pasi mendimi i një partie nuk ndryshon. Madje ai me ironi tha se ani pse Kurti me Konjufcën u përqafuan dje në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, kjo s’do të thotë se qëndrimi i partive tjera ndryshon.
“Edhe në takimin e djeshëm i thashë Presidentes që logjika na thotë që s’ka shumicë. Pse po na vononi edhe 15 ditë. Po të lidhemi në procedura e komplikojmë sa të dojmë. Politika është e thjesht, e kemi shumicën apo s’e kemi. Pse po na humbni 15 ditë kur mundeni me caktu datën. Mendimi i partisë politike nuk ndryshon, se Kurti me Konjufcën janë përqafu mes vete dje. Të jemi të sinqertë me qytetarin”, tha Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së në takimin me Presidenten Osmani tha se nuk është folur për datën e zgjedhjeve, por që si parti janë të gatshëm të flasin edhe për këtë gjë.
“Nuk është fol data e zgjedhjeve dje në takim me Presidenten Jemi të gatshëm të folim për datën”, tha ai para gazetarëve sot.
© SYRI.net