Kadri Kryeziu: PDK dhe LDK po llogarisin, jo parimor

Kadri Kryeziu: PDK dhe LDK po llogarisin, jo parimor

12:00, 05/11/2025

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me koalicionet paszgjedhore në nivel lokal, duke theksuar se kalkulimet e partive flasin më shumë se deklaratat publike.

Në një shkrim në Facebook me titull “Koalicionet që flasin më shumë se deklaratat”, Kryeziu ka vënë në pah kontradiktat mes partive politike në mënyrën se si arsyetojnë bashkëpunimet e tyre.

“Nëse koalicioni me LVV-në në Vushtrri konsiderohet ‘herezi’, ndërkaq koalicionet me PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë paraqiten si ‘parimore’, atëherë del pyetja e pashmangshme: pse PDK nuk po lidh koalicion me LDK-në në Prishtinë?”, shkruan ai.

Sipas Kryeziut, pas qëndrimeve të partive qëndrojnë llogari të qarta politike. Ai thotë se PDK po e sheh fitimin e mundshëm të Hajrullah Çekut në Prishtinë si një terren të ardhshëm për Uran Ismailin, ndërsa shmang bashkëqeverisjen që mund ta konsumonte politikisht.

Nga ana tjetër, ai vlerëson se deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “marrëveshje xhentellmene” pa koalicion formal me PDK-në, lidhen më shumë me “aritmetikë të brendshme” sesa me parime institucionale.

“Ai kërkon ta dobësojë Përparim Ramën, të cilin e sheh si pretendent serioz për drejtimin e LDK-së. Në këtë logjikë, ‘moskoalicioni’ nuk është parim, por strategji për eliminim”, përfundon Kryeziu.

Shkrimi i plotë:

Koalicionet që flasin më shumë se deklaratat

Nëse koalicioni me LVV-në në Vushtrri konsiderohet “herezi”, ndërkaq koalicionet me PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë paraqiten si “parimore”, atëherë del pyetja e pashmangshme: pse PDK nuk po lidh koalicion me LDK-në në Prishtinë?
Kjo dilemë shpalos kalkulimet reale të partive, përtej retorikës morale. Për mua, interpretimi është i qartë:
PDK beson se nëse Hajrullah Çeku fiton Prishtinën, pas katër vjetësh Uran Ismajli do të ketë terren të përgatitur për t’ia marrë atë LVV-së — pa u djegur në një bashkëqeverisje të përkohshme që do ta konsumonte politikisht.
Në anën tjetër, kur Lumir Abdixhiku deklaron se “mjafton marrëveshja xhentellmene” dhe se “nuk ka nevojë për koalicion me PDK-në”, nuk po flet vetëm për parime institucionale — por për aritmetikë të brendshme. Ai kërkon ta dobësojë Përparim Ramën, të cilin e sheh si pretendent serioz për ta marrë drejtimin e LDK-së.
Në këtë logjikë, “moskoalicioni” nuk është parim, por strategji për eliminim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco