Lumir Abdixhiku thërret konferencë për media në ora 13:00

Lumir Abdixhiku thërret konferencë për media në ora 13:00

11:58, 05/11/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në selinë e LDK-së duke filluar nga ora 13:00.

Ani pse arsyeja nuk është bërë e ditur, kjo konferencë vjen një ditë pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re. Osmani tha se mandatimi i tij është bërë në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani madje priti në takim në Presidencë pasditen e së martës, Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

Nominimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ndryshoi qëndrimin e partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvend. Ato nuk kanë vota për kandidatin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma në reagimet e tyre dje thanë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco