Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku Glauk Konjufca u propozuar si i mandatuari i radhës për kryeministër.
Pas mbledhjes, kryeparlamentari Dimal Basha tha se ky vendim u mor në mënyrë që vendi të mos shkojë dy herë në zgjedhje.
“Një njeri me shumë vlera siç është Glauk Konjufca. Arsyet siç edhe i përmendi janë të dyfishta, t’i ikim zgjedhjeve sepse ky popull nuk e ka luksin me shku në zgjedhje dy herë dhe e dyta kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu i kemi mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre. Opozita le t’i thërret arsyes”, ka thënë ai pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ku u vendos që Konjufca të jetë mandatar për kryeministër./Reporteri
© SYRI.net