“Unë marrë vendin e Glaukut, e Glauku timin” – Kurti ia lë kryeministrin Konjufcës, merr Ministrinë e Jashtme

“Unë marrë vendin e Glaukut, e Glauku timin” – Kurti ia lë kryeministrin Konjufcës, merr Ministrinë e Jashtme

12:55, 04/11/2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se Glauk Konjufca do të jetë mandatari i dytë për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, Vetëvendosje do të provojë sërish me të njëjtin kabinet qeveritar që ishte propozuar herën e parë, kur ai nuk arriti të marrë besimin e deputetëve për postin e kryeministrit. Ndryshimi i vetëm, tha ai, do të jetë shkëmbimi i roleve mes tij dhe Konjufcës.

“Le të vazhdojmë me kabinetin e njëjtë që kemi propozuar. Unë marrë vendin e Glaukut e Glauku timin, siç jemi dakorduar mbrëmë në kryesi,” deklaroi Kurti.

Në këtë mënyrë, Glauk Konjufca do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Albin Kurti do të marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë e re të propozuar nga Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco