Kurti arrin në selinë e VV-së, s’tregon a do të ketë të propozuar tjetër për mandatar

Kurti arrin në selinë e VV-së, s’tregon a do të ketë të propozuar tjetër për mandatar

12:23, 04/11/2025

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në Prishtinë, një ditë përfundimit të afatit për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë në përpjekjen e dytë.

Në selinë e VV-së, tashmë ka arritur kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili dështoi të marrë votat e nevojshme për ta formuar qeverinë në seancën e 26 tetorit.

Kurti nuk u deklarua para gazetarëve nëse do të ketë të propozuar tjetër për mandatar.

Para kësaj mbledhje, Kurti me mëngjes i shkoi në zyrë presidentes Osmani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco