Osmani reagoi ashpĂ«r: Serbia po torturon qytetarĂ«t e vet pĂ«r tĂ« heshtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n — bota demokratike duhet tĂ« veprojĂ«!

Osmani reagoi ashpĂ«r: Serbia po torturon qytetarĂ«t e vet pĂ«r tĂ« heshtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n — bota demokratike duhet tĂ« veprojĂ«!

22:31, 03/11/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb të Kosovës nga autoritetet serbe.

Ajo theksoi se ky veprim është një tjetër dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë, e cila çdo ditë zhvillon propagandë e shpërndan dezinformata për të ashtuquajturat të drejta të serbëve në Kosovë, ndërkohë që vetë i sulmon dhe i torturon ata që guxojnë të flasin kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

“Serbia, e cila çdo ditĂ« bĂ«n propagandĂ« e dezinformata pĂ«r tĂ« drejtat e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, ka plagosur dhe mĂ« pas ka kidnapuar njĂ« qytetar serb tĂ« KosovĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« edhe njĂ« dĂ«shmi shtesĂ« e qasjes sĂ« saj hegjemoniste, ku çdo qytetar qĂ« guxon tĂ« flasĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n rreth regjimit autokratik tĂ« Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« barbare tĂ« mundshme,” – ka deklaruar Osmani.

 

Kreu i shtetit ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga bota demokratike për të ndaluar këto akte që, sipas saj, synojnë të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani gjithashtu ka bërë thirrje për unitet të skenës politike në Kosovë përballë tendencave destabilizuese të Serbisë:

“Skena politike nĂ« KosovĂ« duhet tĂ« flasĂ« me njĂ« zĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« KosovĂ«s dhe qytetarĂ«ve tĂ« saj.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco