Hoxhaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë i shërben Edi Ramës sepse...

Hoxhaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë i shërben Edi Ramës sepse...

18:53, 03/11/2025

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të anuluar një proces zgjedhor, ku aktori Florian Binaj shihej si favorit, ka ndezur një debat të gjerë mbi motivet dhe prapaskenat politike. Analistët ngrenë pikëpyetje nëse vendimi ishte një lëvizje strategjike e kryeministrit Edi Rama për të shmangur një humbje të sigurt publike, apo një veprim i pastër procedural i drejtësisë.

Sipas analizës së bërë nga gazetari Julian Hoxhaj në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, ky vendim i shërben drejtpërdrejt interesave të mazhorancës, pavarësisht nëse ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë apo jo. Kjo lëvizje sipas Hoxhaj, vjen në një moment tejet delikat për qeverinë, e cila përballet me hetime të shumta nga SPAK që prekin zyrtarë të lartë, përfshirë çështjet "Balluku", "Veliaj" dhe vetë stafin elektoral të Tiranës të drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Një faktor kyç që duket se ka ndikuar në këtë dinamikë ka qenë reagimi masiv dhe i papritur qytetar në mbështetje të kandidaturës së Florian Binajt. Ky reagim cilësohet si "i jashtëzakonshëm" dhe vlerësohet se e kapi të papërgatitur si kryeministrin ashtu edhe stafin e tij të ngushtë. Mbështetja e gjerë për Binajn theksoi Hoxhaj, e bënte një fitore të tij të mundshme, çka do të përkthehej në një goditje të fortë simbolike për pushtetin në një kohë krizash të shumëfishta.

Julian Hoxhaj: Shiko, padyshim që mendimet në këtë situatë janë të ndryshme, por unë kam një qëndrim dhe lidhet drejtpërdrejt me atë që e kam thënë dhe që mbaj ndaj institucioneve të drejtësisë në përgjithësi, që ka një lloj tendence, po them, për t'ju bindur qoftë edhe verbërisht kryeministrit. Rasti i Gjykatës Kushtetuese ka treguar jo në pak herë që kryeministri ka marrë atë që ka dashur.

Ku ka ardhur puna për vendimet e rëndësishme. E pamë këtë edhe në momentin që Florian Binaj u shpall kandidat. Sigurisht që ne mund ta paragjykojmë në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por reagimi që pati, që patën qytetarët ndaj shpalljes së kandidaturës nga Florian Binaj ishte i jashtëzakonshëm.

Ishte i mirëpritur, po themi. Ishte një reagim që besoj dhe unë i kam studiuar disi rrjetet sociale, që e la, e kapi gafil edhe kryeministrin edhe Ogeta Manastiliun. Dhe sigurisht që një vendim i tillë në këndvështrimin tim i shërben Edi Ramës, edhe nëse ai nuk ka ndikuar tek Gjykata Kushtetuese. Pra, po e supozoj që nuk ka ndikuar, i shërben atij që në një moment si ky me të tilla situata, çështja e Ballukut, çështja e Veliaj me kosto, me që është për më tepër drejtuesja politike e qarkut të Tiranës.

Gjithë drejtuesit e institucioneve, disa prej të cilëve i ka denoncuar dhe emisioni Plug, janë gjithashtu njerëz që nga informacionet që unë kam, pres për t'i konfirmuar, janë pjesë e dosjeve, në mos të dosjes që u bë publike për tunelin e Llogarasë, të dosjeve të tjera në vijim për Belinda Ballukun.

Pra, që mund të hapen nga momenti në moment dhe që janë bashkuar disa procedime penale të paktën nga të dhënat që janë nga burime jo zyrtare në Prokurorinë e Posaçme. Pra, janë pikërisht shtabi elektoral dhe në këto kushte, Edi Ramës nuk i intereson të humbasë pushtet. Dhe humbja e Bashkisë së Tiranës, unë mendoj që më mirë sesa ta humb, e ka shumë më të lehtë ta menaxhojë atë.

Aspekti tjetër dhe që është i rëndësishëm për t'u diskutuar, prapë presidenti Veliaj është një president që është krijuar tashmë në drejtësinë shqiptare. Erion Veliaj është pas hekurave, ndërkohë që Erion Veliaj vijon të jetë zyrtarisht, po themi nga ky moment nëse Gjykata Kushtetuese e konfirmon vendimin që është publikuar në media, kryetar bashkie. Kemi precedentë dhe më të rrezikshëm.

Pra, dhe këtu arrijmë të kuptojmë që interesi i qeverisë nuk është shkarkimi i Veliajt, por ishte interesi që ta merrte Bashkinë e Tiranës dhe ta kishte Edi Rama nën kontroll të plotë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco