Bashkimi kundër Albin Kurtit – opozita, Beogradi dhe Rusia në një front të përbashkët

Bashkimi kundër Albin Kurtit – opozita, Beogradi dhe Rusia në një front të përbashkët

18:26, 03/11/2025

Veprimtari Halil Geci, ka thënë se në skenën politike të Kosovës po shihet një bashkim i gjerë kundër kryeministrit Albin Kurti, ku përfshihen opozita e brendshme, Beogradi, Rusia dhe disa zëra nga Tirana. Geci thotë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndarë deri në 1 miliard euro për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, në këtë përpjekje janë përfshirë edhe disa figura opozitare kosovare, të cilat me deklarata e qëndrime publike po përputhen me narrativat që vijnë nga Beogradi e Moska. Ndërkohë, kundër Kurtit janë bërë edhe kërcënime publike të ulëta, por ai ka qëndruar i palëkundur në mbrojtje të shtetit dhe vullnetit të qytetarëve.

Shkrimi i plotë:

BASHKIMI KUNDËR ALBIN KURTIT DHE BETEJAT POLITIKE NË KOSOVË

Kur opozita, Beogradi, Rusia dhe disa zëra nga Tirana bashkohen në një front të përbashkët për ta rrëzuar Kurtin dhe qeverinë e tij

Në skenën politike të Kosovës, duket se është krijuar një bashkim i gjerë kundër Albin Kurtit dhe Donika Gervalles dhe Faton Pecit.

Sipas disa analistëve dhe qarqeve opozitare në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndarë rreth 1 miliard euro me qëllim për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin Kurti.

Serbia dhe presidenti Vuçiç janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me përpjekje maksimale për ta dëmtuar dhe rrëzuar qeverinë aktuale të Kosovës.

Fatkeqësisht, këtij skenari i janë bashkuar edhe disa forca të opozitës kosovare, të cilat me veprimet e tyre janë bërë pjesë e lojërave politike që vijnë nga Beogradi.

Në të njëjtën kohë, disa individë të papërgjegjshëm dhe provokatorë kanë tentuar ta frikësojnë Kurtin publikisht me kërcënime të ulëta – njëri duke deklaruar se “do ta tërheqin zvarrë në qendër të Prishtinës”, e tjetri duke paralajmëruar “shuplaka në të njëjtin shesh”.

Këto gjeste të turpshme dhe të padenja nuk përfaqësojnë qytetarinë kosovare, por mendësinë e atyre që kanë mbetur peng i së kaluarës dhe i interesave të huaja.

Megjithatë, fatmirësisht, kryeministri Kurti ka dëshmuar se nuk frikësohet nga askush dhe mbetet i palëkundur në mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, kemi parë përpjekje të hapura për bllokimin e institucioneve që kanë dalë nga vota e mbi 50% të qytetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco