Osmani për Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK’së: E stërvitur sipas doktrinës së ushtrisë së ShBA’së, krenaria dhe nderi i Kosovës

Osmani për Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK’së: E stërvitur sipas doktrinës së ushtrisë së ShBA’së, krenaria dhe nderi i Kosovës

18:23, 03/11/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi me pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas vizitës që ka zhvilluar atje.

Osmani ka thënë se kjo njësi stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit.

“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, ka shkruar Osmani, krahas fotografive që ka publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco