Jeta Statovci reagon ndaj Hykmete Bajramit: “LDK e përjashtoi Vjosa Osmanin, prandaj ra në 12% — jo anasjelltas

Jeta Statovci reagon ndaj Hykmete Bajramit: “LDK e përjashtoi Vjosa Osmanin, prandaj ra në 12% — jo anasjelltas

16:40, 03/11/2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka reaguar pas deklaratave të ish-ministres Hykmete Bajrami, e cila ka fajësuar presidenten Vjosa Osmani për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Statovci ka kujtuar se vetë LDK-ja e kishte përjashtuar Osmanin nga partia, duke theksuar se “kostoja elektorale e 12%” ishte pasojë e shkeljes së demokracisë së brendshme dhe arrogancës politike të asaj kohe.

“Zonja Bajrami paska harruar se Presidenten Osmani, partia e saj e ka përjashtuar nga LDK, se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë së brendshme në LDK, por edhe jashtë saj. Përjashtuan personin me besimin më të lartë elektoral që nga Presidenti Rugova,”  ka shkruar Statovci.

Ajo ka shtuar se LDK-ja atëherë ka prishur besimin me qytetarët, ka dërguar vendin në zgjedhje gjatë pandemisë dhe ka bashkëpunuar me një PDK “të pareformuar”.

Në fund, deputetja paralajmëron LDK-në që të tregojë kujdes me sulmet ndaj Presidentes, duke theksuar se “me konsistencën ideologjike dhe trashëgiminë e Rugovës që përfaqëson Osmani, ajo mund ta rikthejë LDK-në sërish në 12%.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco