Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

22:38, 01/11/2025

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 36 vjeçarit, Dalan Alliaj mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.

I riu është vrarë me 6 plumba nga kushëriri I tij Bertil Alliaj, i cili është në kërkim dhe për një ngjarje tjetër të rëndë. Ai njihet si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona.

"Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë" informon gazetari i Syri Tv në Vlorë, Gentian Këllçiu.

Dalan Alliaj njihet si pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier. 

Viktima u  gjet pa shenja jete nga familjarët e tij.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se po fshihet. 

Masakra e Çoles 2015

Pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco