Hoteli “Castel” në Milloshevë, në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, është djegur të shtunën.
Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, megjithatë nga pamjet e publikuara vërehen dëme të mëdha materiale.
Thaçi është në garën e balotazhit në Obiliq përballë kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së, Xhafer Gashi.
© SYRI.net