QKUK-ja nuk ua paguan kujdestaritë specializantëve, rreth 200 punëtorë mbesin pa pagesat shtesë

QKUK-ja nuk ua paguan kujdestaritë specializantëve, rreth 200 punëtorë mbesin pa pagesat shtesë

17:40, 31/10/2025

Rreth 200 punëtorë të QKUK-së, kryesisht specializantë, nuk kanë marrë pagesat për kujdestaritë, raportojnë burime të Syri.net Kosova. 

Sipas tyre, vonesat kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në mesin e stafit mjekësor, i cili thotë se po përballet me neglizhencë nga institucionet përgjegjëse.

Burimet bëjnë me dije se këto pagesa shtesë të kujdestarive të natës nuk janë kryer si pasojë e mungesës së buxhetit të QKUK-së. 

Kjo situatë ndodh në të njëjtën ditë kur qeveria e Albin Kurtit miratoi buxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco