Votimi nga mërgata për balotazh, KQZ del me njoftim

Votimi nga mërgata për balotazh, KQZ del me njoftim

11:43, 30/10/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim sa i përket votimit përmes postës për balotazh.

Në njoftimin e KQZ’së sqarohet se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve.

“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

KQZ ka thënë se do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën e banimit.

Balotazhi mbahet më 9 nëntor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco