Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në Gllogjan

Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në Gllogjan

18:12, 28/10/2025

Policia në Deçan ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armëve”, “përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për të shtëna me armë në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë pistoletë Berreta dhe një karikator i po së njëjtës armë.

Komunikata:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armëve’, ‘përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm’ Pejë, 28 tetor 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, pas pranimit tё informatёs, se nё fshatin Gllogjan-Deçan, dyshohet se ka pasur tё shtёna me armё zjarri, Policia menjëherë ka dalё
nё vendin e ngjarjes, aty fillimisht janё gjetur disa prova lidhur me kёtё rast.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, pas njё pune intensive sot me datën 28.10.2025, kanё arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
– njё (1) armё pistoletё Pietro Beretta kal:9mm
– njё (1) karikator i sё njëjtës armё.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco