Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

14:10, 28/10/2025

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendimin për ta liruar Uglarin nga posti i tij.

Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas dështimit të Kurtit për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco