Gjatë intervistës telefonike ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ish zv/ kryeministri Arben Ahmetaj tha se Dumani ka marrë me zell çështjen e tij me urdhër politik të Ramës dhe akuzoi kreun e SPAK se është pronari i dështimit i reformës në drejtësi.
Pjesë nga Intervista
Arben Ahmetaj për ‘Çim Peka Live’ : “E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje.
Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë ose..
© SYRI.net