Lushaku-Sadriu: Qeveria ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Lushaku-Sadriu: Qeveria ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

14:08, 27/10/2025

Deputetja e LDK-së, njëherit ish-drejtoreshë e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu përmes një reagimi ka thënë se qeveria në detyrë ka bllokuar buxhetin e Prishtinës.

Sipas saj, shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës.

Madje ajo thotë se shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës.

Reagimi:

QEVERIA e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën! 

Shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës;

Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës; 

Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës! 

Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siq po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale! 

Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen! 

Është koha e vazhdimit të zhvillimit të Kryeqytetit me projekte të mëdha dhe jo stagnimit. 

Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco