Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të votimit për qeverinë e re ka thënë se VV s’i kishte numrat ani pse kishte thënë që le të formohet Kuvendi se për këtë i kanë numrat.
Ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“VV nuk i pat numrat për të formuar qeverinë, përkundër faktit kanë potencuar se le të formohet Kuvendi se i kanë numrat. Ajo çfarë ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë që partia fituese po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mugnesës së paaftësisë së tyre për të formuar një koalicion”, tha Bajrami.
“Vendit i është dashur një qeveri e ish partive opozitare, por e kemi potencuar që si kemi pasur numrat”, tha ajo.
© SYRI.net