Seanca për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Asnjëra nga partitë s'pranoi bashkëqeverisjen

Seanca për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Asnjëra nga partitë s'pranoi bashkëqeverisjen

11:27, 26/10/2025

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti,deklaroi se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.  

“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, tha ai në fillim të prezantimit.

“Në mungesë të Kuvendit të këtyre muajve, kanë mbetur 33 agjenci pa mbikëqyrje. Ngjashëm pa qeveri, është një ditë humbje për zhvillimi, qytetarin dhe shtetin. Nëse nuk votohet qeveria e re, do të zgjatet qeveria në detyrë. Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, ndonëse kemi pasur oferta të sinqerta për partitë. Ftoj secilin deputet që të votojë jo për interes partiak, por për interes publik dhe shtetëror”, shtoi Kurti.

Kurti bëri thirrje për të votuar jo thjesht për interes partiak por të vendit që ti mundësohet institucioneve vijimsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco