Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që do t’i marr nëse votohet sot Qeveria

Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që do t’i marr nëse votohet sot Qeveria

11:29, 26/10/2025

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar pesë vendimet e para që do t’i marrin që në javën e parë, Qeveria e re.

Ai ka premtuar rritje të pensionit minimal në vlerë 150 euro, rritje të shtesave për 50 përqind, pagë minimale 500 euro dhe heqje të kufizimit për punësim për veteranët.

“Pesë vendimet e para që do ti marrim si qeveri: Miratimi i Projektbuxhetit, vendimi për pension minimal 150 euro që prek 200 mijë pensionistë, rritje të shtesave 50 përqind mbi nivelin aktual, rritje të pagës minimale 500 euro dhe miratimi i ndryshimi të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët”, ka thënë Kurti.

Ai ka ftuar deputetët që të votojnë pro Qeverisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco