Fillon seanca për formimin e Qeverisë ”Kurti 3”

Fillon seanca për formimin e Qeverisë ”Kurti 3”

11:20, 26/10/2025

Me më shumë se një orë vonesë ka filluar seanca për formimin e qeverisë. 

Mandatar është Albin Kurti, pasi VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për të formuar qeverinë, Kurtit i duhen minimalisht 61 vota, mirëpo ai ka 48 deputetë të tij dhe disa nga votat e komuniteteve joshumicë.

Ndërsa PDK, LDK dhe AAK kanë thënë se nuk kanë votë pro për Kurti 3.

Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion, derisa është e paqartë nëse ai do të arrijë ta marr mandatin e tretë si kryeministër.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco