Votimi për Qeverisë e re pritet të bëhet në mënyrë elektronike, jo me ngritje dore

Votimi për Qeverisë e re pritet të bëhet në mënyrë elektronike, jo me ngritje dore

10:32, 26/10/2025

Derisa ka kaluar ora 10:00 dhe po pritet fillimi i seancës së jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është krijimi i Qeverisë së re, deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti kanë nisur të akomodohen në sallën e Kuvendit.

Nga ana tjetër, ka raportime se votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo si zakonisht që u bë me ngritje dore nga deputetët.

Në sallë, tek ulëset, deputetëve u janë shpërndarë edhe manualet se si do të përdoret teknika e votimit elektronik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco