Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje

18:13, 25/10/2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Bresje të Fushë-Kosovës, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës 16:30 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin,” deklaroi Krasniqi.

Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco