Raportim i njëanshëm në RTK? Del se mërgimtari i rastit Zemaj ka lidhje familjare me redaktoren e televizionit

Raportim i njëanshëm në RTK? Del se mërgimtari i rastit Zemaj ka lidhje familjare me redaktoren e televizionit

22:17, 24/10/2025

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po përballet me kritika për mënyrën e raportimit të rastit të Armend Zemajt, pasi kronika e transmetuar në lajmet qendrore të sontme  është cilësuar si e njëanshme dhe e pabalancuar.

Në edicionin qendror, RTK transmetoi intervistën me mërgimtarin Nuha Osmani, i cili është palë e përfshirë në rastin në fjalë. Sipas raportimit të Express, Osmani dyshohet të jetë familjar i redaktorës përgjegjëse të lajmeve qenderore në RTK, e cila, sipas të njëjtit burim, ka qenë në detyrë po këtë mbrëmje kur kronika u transmetua.

Kjo ka ngritur dyshime për konflikt interesi dhe mungesë të paanshmërisë profesionale në mbulimin e lajmit.

Përveç kësaj, RTK nuk e transmetoi as komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila përbënte qëndrimin e palës tjetër të përfshirë në rast – gjë që ka shtuar akuzat për raportim të njëanshëm nga televizoni publik.

Nga RTK deri tani nuk ka një sqarim publik lidhur me pretendimet për përanshmëri dhe konflikt interesi në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco