Seanca për votimin e Qeverisë së re është caktuar për të dielën, kur edhe përfundon afati 15 ditor.
Seanca do të nis në orën 10:00.
Nga VV e kanë pranuar se nuk i kanë votat e nevojshme për Qeverinë e re, por kanë thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që t’i sigurojnë votat deri të dielën.
Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.
Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.
© SYRI.net