Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për promovim të vendit në konferencën “Software Freedom Kosova”

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për promovim të vendit në konferencën “Software Freedom Kosova”

12:20, 24/10/2025

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka  njoftuar se  ka mbajtur dje mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje, sipas njoftimi janë marrë dy vendime.

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.

Po ashtu në këtë mbledhje, qeveria ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco