Behgjet Pacolli jep dorëheqje si Kryetar i AKR’së

Behgjet Pacolli jep dorëheqje si Kryetar i AKR’së

13:32, 23/10/2025

Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje si Kryetar i Aleancës Kosova e Re, para rreth një muaji.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Vesel Makolli, i cili është caktuar ushtrues detyre i Kreut të AKR’së.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Ne KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim”, ka deklaruar Makolli.

Makolli tha se arsyet e dorëheqjes së Pacollit janë familja e bizneset dhe shkaku që nuk kalon shumë kohë në Kosovë.

“Prapë është udhërrëfyesi ynë, ylli polar”, shtoi Makolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco