Behgjet Pacolli ka reaguar pas skandalit me Aeroportin e Vlorës gjë të cilin ai po e quan “komplot i koordinuar” në Shqipëri kundër emrit të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se deri sot s’është ftuar nga askush për të dhënë dëshminë e tij.
Ai thotë se investimet nga ky projekt janë 100% nga asetet e tija personale dhe se ka dëshmi që vërtetojnë të kundërtën e asaj që është raportuar në media.
“ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia.”, shkruan mes tjerash ai.
© SYRI.net