Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së analistit dhe studiuesit të njohur amerikan, Janusz Bugajski.
Në një reagim në Facebook, Kurti e ka vlerësuar Bugajskin si një intelektual të shquar dhe njohës të thellë të politikës ndërkombëtare, veçanërisht të çështjeve të Ballkanit.
â PĂ«rtej botĂ«s akademike, Bugajski shĂ«rbeu edhe nĂ« administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe nĂ« televizion nĂ« emisione tĂ« ndryshme. E kam takuar disa herĂ« pĂ«rgjatĂ« dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencĂ«s me drejtĂ«sinĂ« dhe njerĂ«zinĂ«, analisti Bugajski nuk e ka njĂ« tĂ« dytĂ«.â, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme. Intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Si hulumtues i mirë i çështjeve të Ballkanit, kontribuoi me shkrime e analiza në rritjen e vetëdijes rreth situatës në rajon përgjatë disa dekadave. Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.
Janusz Bugajski Ă«shtĂ« figurĂ« e cila do tâi mungojĂ« librit, medias, rrethit tĂ« intelektualĂ«ve dhe tĂ« gjithĂ« neve. NgushĂ«llime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r familjen e mĂ« tĂ« dashurit e tĂ« ndjerit, si dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e njohĂ«n gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij.
© SYRI.net