Policia paralajmëron pjesëmarrje të lartë në protestën e sotme në Tiranë, bllokon qarkullimin tek Bulevardi i Ri për dy orë

Policia paralajmëron pjesëmarrje të lartë në protestën e sotme në Tiranë, bllokon qarkullimin tek Bulevardi i Ri për dy orë

15:33, 17/10/2025

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, shkaku i protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Përmes një njoftimi, Policia ka paralajmëruar pjesëmarrje të lartë në këtë protestë, teksa bllokimi do të zgjasë rreth 2 orë, shkruan Reporteri.net.

“Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike. Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se: -do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00”, thuhet në njoftim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco