Bllokimi i rrugës në Dragodan, flasin nga Policia e Kosovës: Një person arrestohet për kanosje

Bllokimi i rrugës në Dragodan, flasin nga Policia e Kosovës: Një person arrestohet për kanosje

13:43, 16/10/2025

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një incident që ka ndodhur në Dragodan.

Siç bën të ditur policia kanë pasur një informatë për një kanosje që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Aty është arrestuar një person.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco