Lekaj: Ka zëra se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për koalicion qeverisës

Lekaj: Ka zëra se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për koalicion qeverisës

20:13, 15/10/2025

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve lokale dhe qëndrimet rreth formimit të një koalicioni të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Lekajt, në skenën politike po qarkullojnë spekulime se kryeministri Albin Kurti mund t’i ofrojë LDK-së disa nga pozitat më të rëndësishme në vend si pjesë e një marrëveshjeje të re qeverisëse.

“Po spekulohet se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën, në këmbim të një koalicioni qeverisës,” – ka deklaruar Lekaj.

Ai shtoi se këto lëvizje, nëse rezultojnë të vërteta, do të konfirmonin se pushteti aktual po e sheh koalicionin si mjet për mbijetesë politike, e jo për stabilitet institucional.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco