Përditësohen rezultatet e votave për Asamblistët në Prishtinë: Pesë më të votuarit nga partitë e mëdha

Përditësohen rezultatet e votave për Asamblistët në Prishtinë: Pesë më të votuarit nga partitë e mëdha

21:59, 14/10/2025

Në web-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku ka edhe ndryshime në renditje.

Deri tash janë numëruar votat nga nëntë vendvotime, nga të cilat prin LDK’ja me 726 vota, pasuar nga PDK’ja me 595 vota, Vetëvendosja me 525 dhe AAK me 230 vota. Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni në këtë link.

Nga LDK, kandidatët më të votuar janë Përparim Rama si bartës liste, pasuar nga Fadil Aliu, Bujar Gashi, Dasmor Durmishi dhe Shefqet Osmani, shkruan Reporteri.net.

Tek lista e PDK’së, më të votuarit janë Uran Ismaili si bartës liste, pasuar nga Agron Canolli, Trim Syla, Besianë Masmurati dhe Arbnora Ajeti.

Edhe tek lista e VV’së ka ndryshime. Kandidatët më të votuar janë Mrika Limani Myrtaj si bartëse e listës, pasuar nga Gëzim Sveçla, Jeta Bujari, Egzon Azemi dhe Nora Kelmendi.

Ndërkohë, nga AAK më të votuarit janë bartësi i listës, Bekë Berisha, pasuar nga Yll Bogaj, Kreshnik Smajlaj, Endrit Gashi dhe Bahri Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco