Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar platformën ku mund të shikohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit të votave.
Sipas KQZ në këtë platformë do të publikohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë:
Rezultatet për Kryetarë të Komunave
Rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe
Votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët, bëhet edhe verifikimi i rezultateve të formularëve të plotësuar në vendvotime, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së.
PLATFORMA:
https://resultslocal2025.kqz-ks.org/mcc?fbclid=IwY2xjawNbO_5leHRuA2FlbQIxMABicmlkETE1Y1hFcWJ5eE1XZDdXZWFtAR6OCqjquPtaw-MJHLtzPBQtbMQGhcjb5zaivzjA9q5HGlIXGamkwJcJ7QPBiQ_aem_7b2b_UmOScysANS9Qli5sw
© SYRI.net