KQZ sqaron: Rezultatet që po qarkullojnë janë preliminare nga vendvotimet, jo nga Qendrat Komunale të Numërimit

KQZ sqaron: Rezultatet që po qarkullojnë janë preliminare nga vendvotimet, jo nga Qendrat Komunale të Numërimit

13:34, 14/10/2025

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka sqaruar për mediat se rezultatet që po qarkullojnë aktualisht janë ato preliminare nga vendvotimet, dhe jo nga procesi i numërimit që po zhvillohet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

 

“Të dielën në mbrëmje, në 2,571 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvendet Komunale. Rezultatet preliminare janë publikuar në platformën e rezultateve të KQZ-së,” tha Elezi.

 

Ai shtoi se mund të ketë përditësime të vogla nga disa vendvotime ku kanë munguar të dhënat, por theksoi se procesi që ka filluar të hënën, më 13 tetor, në QKN-të, është proces tjetër dhe përfshin verifikimin dhe numërimin përfundimtar të votave.

 

“Së shpejti në platformën e rezultateve do të hapet një hapësirë e re ku do të prezantohen rezultatet nga QKN-të, përfshirë rezultatet për kryetarë komunash, subjektet politike dhe kandidatët për asambletë komunale,” sqaroi Elezi.

 

Sipas tij, përveç numërimit të votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale, në QKN bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco